Shtypi
2 Nentor 2019 – Gazeta Sot – Ansambli Popullor, një koncert me program të pasur muzikor në Odesa
Turi i koncerteve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore jashtë vendit u mbyll në qytetin Odesa të Ukrainës. Artistët e ansamblit përcollën një program të pasur për pjesëmarrësit në këtë koncert. Më herët artistët e Ansamblit Popullor zhvilluan koncerte dhe në qytetet italiane, por edhe në Ukrainë gjithashtu u përcollën perlat e krijimtarisë sonë […]
5 Nëntor 2019 – shqiptarja.com – Nisi si velinë në ‘Fiks Fare’, sot drejtoreshë artistike në TOB! Ola Hasani: Theva tabutë! (VIDEO)
E ftuar në “Rreze Dielli”, koreografja Ola Hasani ka folur për fillimet e veta, kur u prezantua me publikun si velinë në sezonin e dytë të “Fiks Fare”, krahas punës si soliste profesioniste në TOB. Sot ajo është drejtoreshë artistike në TOB dhe numëron një sërë veprash të rëndësishme klasike e moderne, jo vetëm si balerinë, […]
2 Nëntor 2019 – Bordo.al – Enada At’Nikolla kthehet ne vendlindje si stiliste e kryeveprës “Lakuriqi i Natës”
Një nga shfaqjet më të bukura të sezonit të shkuar të Teatrit të Operas dhe Baletit, “Lakuriqi i Natës” ka udhëtuar këtë fillim nëntor drejt Juglindjes së vendit. Pikërisht në Korçë është shfaqur dje mbrëma në Teatrin “Çajupi” një nga kryeveprat e Johann Strauss, me regji dhe koreografi nga Renato Zanella, dirigjente Deniola Kuraja dhe […]
2 Nëntor 2019 – RTSH Korça: Artistët e TOB sjellin në Korçë operetën “Lakuriqi i natës”
https://www.youtube.com/watch?v=jY85_1bHP8U
2 Nëntor 2019 – Koha jonë – Opereta “Lakuriqi i natës” ngjitet në skenën e teatrit të Korçës
Skena e teatrit të Korçës u bë mikpritësja e radhës për operetën “Lakuriqi i natës” të kompozitorit Johann Strauss. Opereta “Lakuriqi i natës” është një produksion i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit që u ngjit në teatrin e Korçës, me një lojë të jashtëzakonshme muzikore dhe aktoriale të artistëve.Artistët profesionistë të Teatrit Kombëtar të […]
28 tetor 2019 – Top Channel – Pasi u përzgjodh nga koreografi i njohur, balerina shqiptare: Ja pse vajza s’dua të bëhet si unë!
Katër balerinat e njohura shqiptare, Rovena Shqevi, Loreta Bala, Elda Logo dhe Fjoralba Zere, janë të përzgjedhurat e koreografit të njohur shqiptar Angjelin Preljocaj, për t’u bërë pjesë e një masterclass-i një mujor, që do të zhvillohet në Francë. http://top-channel.tv/video/pasi-u-perzgjodh-nga-koreografi-i-njohur-balerina-shqiptare-ja-pse-vajza-sdua-te-behet-si-une/
31 Tetor 2019 – Gazeta Sot – “Lakuriqi i natës”, me artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit, dy mbrëmje në Korçë
Opereta “Lakuriqi i natës”, një nga kryeveprat e Johann Strauss për dy mbrëmje do të jetë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”, në qytetin e Korçës. Kjo vepër sjell në Korçë artistët më në zë të Teatrit të Operës dhe Baletit. Vepra është premierë në teatër, në mbrëmjet e datave 1 dhe 2 nëntor. […]
24 Tetor 2019 – Shqiptarja.com – U përzgjodhën nga koreografi me famë botërore, flasin 2 balerinat shqiptare: Ja çfarë e bën të veçantë këtë eksperiencë
Të suksesshme dhe shumë të dashura për publikun, Lori Bala dhe Rovena Shqevi prekin një arritje tjetër në karrierën e tyre: Të ngjisin në skenë premierën botërore të Prejlocaj, “Annunciaton” “Shpallja”, pas një masterclass-i një mujor që do të zhvillohet në Francë. Magjinë e baletit e kanë provuar që në moshën 10 vjeçare dhe që nga […]
22 Tetor 2019 – Top Channel – Balerinët e Preilocaj, zgjidhen për t’u bërë pjesë e “Masterclass”
Rovena, Elda, Lori dhe Fiori do të udhëtojnë së shpejti në Francë, për tek Balet Preliocaj. http://top-channel.tv/video/balerinet-e-preilocaj-zgjidhen-per-tu-bere-pjese-e-masterclass/
22 Tetor 2019 – Gazeta Sot – Ansambli Popullor, vazhdon turin me koncerte jashtë vendit
Ansambli Popullor me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Diasporës i rikthehet tureve të koncerteve jashtë Shqipërisë. Pas Ukrainës, koncerti vazhdoi në Itali e në vazhdim me Kroacinë e kudo, ku jeton diaspora shqiptare. Në mbrëmjen e së shtunës kështjella “Aragonese” në Otranto “u pushtua” nga muzika dhe vallja popullore shqiptare. Ansambli i Këngëve e Valleve […]
20 Tetor 2019 – ATSH – Kështjella “Aragonese” në Otranto “u pushtua” nga muzika dhe vallja popullore
Ansambli i Valleve dhe Këngëve Popullore zhvilloi dje koncertin i cili solli traditën, muzikën dhe veshjet tona popullore në Otranto, Itali. Përgjatë tre ditëve ky koncert me 28 solistë të Ansamblit Popullor do i përcjellë diasporës atje kërcimin të shoqëruar me muzikën e bukur popullore qytetare nga trevat shqiptare. Ministrja e Kulturës Elva Maragariti shprehet […]