Kënga hit e muzikës shqiptare, “Rrjedh në këngë e ligjërime”, do të titullojë gjithë koncertin që Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit i ka kushtuar kompozitorit të saj, një prej më të mëdhenjve të muzikës shqiptare në vepra simfonike, muzikë dhome, instrumentale, muzikë filmash, festivale të muzikës së lehtë etj, Feim Ibrahimit, të ndarë nga jeta 22 vite më parë në moshën 62-vjeçare, e që do të shfaqet këtë të enjte në orën 19 në Katedralen Ortodokse. Me pjesëmarrjen e dirigjentit të mirënjohur Ermir Krantja e solistëve Vikena Kamenica, Armando Kllogjeri etj.

https://www.rtsh.al/lajme/rrjedh-ne-kenge-e-ligjerime-nje-koncert-per-kompozitorin-feim-ibrahimi/