Teatri i Operas dhe Baletit galanë e fundvitit ja dedikon të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në një konferencë prezantuese, drejtorja e teatrit Zana Çela ftoi të gjithë artëdashësit që të mos e humbasin këtë shfaqje.
Koreografi, Renato Zanela, shprehet se e risjell për herë të dytë këtë shaqje.
Për t’iu përshtatur situatës së trishtë, asaj i janë hequr pjesë komike.
Dirigjenti austriak vlerësoi nivelin artistik të trupës shqiptare si dhe theksoi se shkëmbimi i kulturave afrojnë vendet me njëri-tjetrin.
Përmes titullit të shfaqes “Të vallëzojmë së bashku” kërkohet të përcillet mesazhi i të qenit bashkë në këto ditë të vështira që po kalon vendi.ku
Në 28 dhjetor në sallën e Pallatit të Kongreseve do të vihet në skenë shfaqja “Allez Ëaltzer” e cila është një bashkëpunim shqiptaro-austriak.