Shtypi

29Tet/2019
28 tetor 2019 – Top Channel – Pasi u përzgjodh nga koreografi i njohur, balerina shqiptare: Ja pse vajza s’dua të bëhet si unë!

Katër balerinat e njohura shqiptare, Rovena Shqevi, Loreta Bala, Elda Logo dhe Fjoralba Zere, janë të përzgjedhurat e koreografit të njohur shqiptar Angjelin Preljocaj, për t’u bërë pjesë e një masterclass-i një mujor, që do të zhvillohet në Francë. http://top-channel.tv/video/pasi-u-perzgjodh-nga-koreografi-i-njohur-balerina-shqiptare-ja-pse-vajza-sdua-te-behet-si-une/

05Nën/2019
31 Tetor 2019 – Gazeta Sot – “Lakuriqi i natës”, me artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit, dy mbrëmje në Korçë

Opereta “Lakuriqi i natës”, një nga kryeveprat e Johann Strauss për dy mbrëmje do të jetë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”, në qytetin e Korçës. Kjo vepër sjell në Korçë artistët më në zë të Teatrit të Operës dhe Baletit. Vepra është premierë në teatër, në mbrëmjet e datave 1 dhe 2 nëntor. […]

25Tet/2019
24 Tetor 2019 – Shqiptarja.com – U përzgjodhën nga koreografi me famë botërore, flasin 2 balerinat shqiptare: Ja çfarë e bën të veçantë këtë eksperiencë

Të suksesshme dhe shumë të dashura për publikun, Lori Bala dhe Rovena Shqevi prekin një arritje tjetër në karrierën e tyre: Të ngjisin në skenë premierën botërore të Prejlocaj, “Annunciaton” “Shpallja”, pas një masterclass-i një mujor që do të zhvillohet në Francë. Magjinë e baletit e kanë provuar që në moshën 10 vjeçare dhe që nga […]

23Tet/2019
22 Tetor 2019 – Top Channel – Balerinët e Preilocaj, zgjidhen për t’u bërë pjesë e “Masterclass”

Rovena, Elda, Lori dhe Fiori do të udhëtojnë së shpejti në Francë, për tek Balet Preliocaj. http://top-channel.tv/video/balerinet-e-preilocaj-zgjidhen-per-tu-bere-pjese-e-masterclass/

23Tet/2019
22 Tetor 2019 – Gazeta Sot – Ansambli Popullor, vazhdon turin me koncerte jashtë vendit

Ansambli Popullor me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Diasporës i rikthehet tureve të koncerteve jashtë Shqipërisë. Pas Ukrainës, koncerti vazhdoi në Itali e në vazhdim me Kroacinë e kudo, ku jeton diaspora shqiptare. Në mbrëmjen e së shtunës kështjella “Aragonese” në Otranto “u pushtua” nga muzika dhe vallja popullore shqiptare. Ansambli i Këngëve e Valleve […]

21Tet/2019
20 Tetor 2019 – ATSH – Kështjella “Aragonese” në Otranto “u pushtua” nga muzika dhe vallja popullore

Ansambli i Valleve dhe Këngëve Popullore zhvilloi dje koncertin i cili solli traditën, muzikën dhe veshjet tona popullore në Otranto, Itali. Përgjatë tre ditëve ky koncert me 28 solistë të Ansamblit Popullor do i përcjellë diasporës atje kërcimin të shoqëruar me muzikën e bukur popullore qytetare nga trevat shqiptare. Ministrja e Kulturës Elva Maragariti shprehet […]

18Tet/2019
16 Tetor 2019 – A2 News – Ansambli shkon në Itali, këngët e vallet e jugut rrugëtojnë drejt Otrantos

Kështu do të jehojë muzika shqiptare në Itali. Valltarët dhe instrumentistët e teatrit të ansamblit më të madh shqiptar janë drejt përgatitjeve të fundit për këtë event që shqiptarët përtej brigjeve presin të duartrokasin. Tre netët tradicionale shqiptare që do të jehojnë në vendin e quajtur Otranto, nuk do të përcjellin vetëm muzikën dhe vallet, […]

18Tet/2019
15 Tetor 2019 – Gazeta Shqiptare – Rikthehen në skenë “Romancat shqiptare”

TKOB angazhohet të risjellë nën dritën e duhur disa nga autorët shqiptarë. Romancat, një zhanër i freskët, i cili sjell meloditë te publiku sikur të ishte një festival i muzikës së lehtë, përsa i përket lehtësisë për t’u perceptuar. Shumë prej tyre janë punë të bëra për “Dekadat e Majit” dhe nuk pasur mundësinë ndër […]

18Tet/2019
16 Tetor 2019 – Gazeta Sot – “Romancat shqiptare”, me zërin e sopranos Shpresa Beka dhe baritonit Ylber Gjini

Koncerti “Romancat shqiptare” solli për publikun krijimet më të bukura, të disa prej autorëve të njohur shqiptarë. Në sallën e Muzeut Historik Kombëtar për publikun ato u interpretuan nga sopranoja Shpresa Beka dhe baritoni Ylber Gjini, në piano Lindita Kotorrri. Koncerti përmbante krijime nga kompozitorët Tonin Harapi, Preng Jakova, Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Tish Daija, […]

17Tet/2019
16.10.2019 – ATA.GOV.AL – “Lakuriqi i natës” ngjitet në skenën e teatrit Bylis për artdashësit fierak

TIRANË, 16 tetor /ATSH/ – Opereta “Lakuriqi i natës” është shfaqur për artdashësit fierak në festën e çlirimit të këtij qyteti. Opereta “Lakuriqi i natës” është një produksion i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit që u ngjit në skenën e teatrit Bylis në Fier për të shënuar mbylljen e festimeve për 75 vjetorin e […]