Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor shpall thirrje për të gjithë kandidatët e rinj të interesuar për grimierë dhe parukierë, për veprat artistike të parashikuara për t’u vendosur në skenën e TKOBAP-së si më poshtë vijon:
1. Opera “Samson and Delilah” parashikuar për t’u vendosur në datat 25,26,28,29 prill 2023.
2. Baleti “Don Kishoti” parashikuar për t’u vendosur në data26,27,29,30 maj 2023;
3. Opera “Aida” parashikuar për tu vendosur në datat 26,27,28,30 qershor 2023;
Aplikimi është i hapur për të gjithë të rinjtë nga mosha 20 vjeç deri në 37 vjeç, të cilët kanë njohuri profesionale në Grim dhe Parukeri për të realizuar figurat e personazheve sa i përket grimit të tyre skenik dhe stiluar paruke, maska, etj.
Dokumentacioni do të dorëzohet pranë sekretarisë së TKOBAP (zyra e protokollit) ose të skanuara në mailin zyrtar të TKOBAP-së sekretaria@tkob.gov.al .

Për të lexuar njoftimin e plotë klikoni këtu
Thirrja do të qëndroje e hapur deri më 24/05/2023.