Në Teatrin “Andon Zako Cajupi”, në Korçë do të shfaqet sot në orën 19:00 opera “Carmen”. Mexosopranoja, Vikena Kamenica do të performojë në sallën e “Parisit” të vogël. Teatri  “Andon Zako Cajupi”, fton artdashësit për ta ndjekur këtë shfaqje. ”Nëse je në Korçe dhe sot nuk gjete një poltron bosh në sallën e tejmbushur të teatrit “Andon Zako Cajupi”, të presim sepse “Carmen” vazhdon dhe sot në natën e dytë në teatrin korçar. Vikena Kamenica, përsëri sot me zërin e saj të magjishëm në shfaqjen e operas “Carmen” në skenën e teatrit tonë…ju mirëpresim në orën 19:00″, thuhet në njoftim.