Opera “Carmen” konkretizon bashkëpunimin mes teatrit të Operas së Serbisë dhe atij të Tiranës. Dy drejtorët Zana Çela dhe Dejan Saviç premtuan se “Traviata” do jetë titulli tjetër i përbashkët mes artistëve shqiptarë dhe serbë, por ata mendojnë edhe për një produksion të përbashkët në të ardhmen.
Mjaftoi një darkë për t’i dhënë udhë bashkëpunimit mes Teatrit Kombëtar të Serbisë dhe atij të Tiranës. Kështu e nis fjalën e tij drejtori Dejan Saviç.
Kurorëzimi i bashkëpunimit nis në Shqipëri me operan e pasionit “Carmen”, ku një pjesë e solistëve do të jenë serbë dhe shqiptarë të ndërthurur sëbashku në shfaqjen, e cila i qëndron besnike regjisë së Gëzim Myshketës. Çela jep një sërë arsyesh pse zgjodhën këtë pjesë.
Pas “Karmenit” në Tiranë bashkëpunimi i radhës do të jetë për Traviatën në Serbi dhe më pas do ketë edhe një koproduksion mes dy teatrove. Karmen vjen për publikun kryeqytetas në datën 27-30 shtator në Pallatin e Kongreseve.