Përgjatë katër netëve, këtë fund shtatori, opera ‘Carmen’ do të rikthehet në skenën e Pallatit të Kongreseve. Këtë herë vepra konkretizon bashkëpunimin e Teatrit të Operas dhe Baletit me Teatrin Nacional të Operas së Serbisë.
Opera ‘Carmen’ rikthehet këtë fund shtatori në katër netë për të gjithë ata që e humbën sezonin e kaluar.
Në rolin e Carmen do të jetë sërish sopranoja Vikena Kamenica, por rivënia në skenë këtë herë konkretizon Protokollin e Bashkëpunimit që TKOB nënshkroi sesonin e kaluar me Teatrin Nacional të Operas së Serbisë.
Orkestra e TKOB do të dirigjohet nga Dejan Savić, njëkohësisht Drejtor i Përgjithshëm i Operas së Beogradit.
Opera ‘Carmen’ do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve në datat 27, 28, 29 dhe 30 shtator, ora 19:00.