Një vepër klasike ku do të interpretojnë thuajse 100 artistët të Teatrit të Operas dhe Baletit ngjitet sot në skenën e arTurbina.
Këto janë përgatitjet e fundit, për shfaqjen e Dvorzhak, “Stabat Mater”. E kjo është shfaqja e parë që orkestra e kori i Teatrit të Operas dhe Baletit realizon në këtë skene te re teatrale. Vepra “Sabat Mater” është edhe e para që çel sezonin artistik të TKOB.
Edhe pse e nisin me jehonën e muzikës klasike, premierat e këtij sezoni do të jenë më shumë nga trupa e baletit dhe ansamblit. Jehonë për këtë shfaqje po bën edhe pjesëmarrja e dirigjentes Arlindja Majollari që rikthehet nga Parisi, për t’iu bashkuar trupave artistike të TKOB në Tiranë.
“Stabat Mater” ngjitet sot në mbrëmje në ArTurbina që për herë të parë do të provojë se përtej dramave dhe ekspozitave, salla e madhe mirëpret edhe muzikantët e këngëtarët lirikë.