Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Zana Çela prezantoi kalendarin artistik për muajit shtator-dhjetor. Në 141 aktivitete gjatë këtij sezoni nëntë prej tyre janë premiera në gjini të ndryshme. 2 në balet, “Zhizel”, si një rivënie historike në ndër të koreografit të njohur Agron Alisë në nder të 85-vjetorit të lindjes dhe një vepër kontemporane, për të vijuar më pas me grand –galanë e fundvitit etj. Gjatë konferencës për medie, Çela teksa flet për vëmendjen që ky institucion do t’i kushtojë edukimit të të rinjve ndalet tek vepra korale që prezantohet këtë të enjte.
“Opera shqiptare në nivelin më të lartë artistik të artistëve shqiptarë kudoqofshin ata. Do të kemi disa artistë që do të rikthehen për të interpretuar në skenën e tyre. Ardhjen e talenteve të reja në teatrin tonë që e kemi stimuluar tërë kohës do të jenë pjesë e këtij kalendari. Shfaqja “Sabat Mater” një himn i mrekullueshëm për shpresën pas një humbje edhe një dhimbje të madhe, autori i veprës fton të gjithë universin që të shpresojnë jo vetëm për një jetë, por për gjithçka të bukur që e pret njerëzimin në vazhdimësi”. Zana Çela, drejtoreshë e TKOB-së
E ftuara speciale në këtë shfaqje është dirigjentja Arlinda Majollari, e cila prej vitesh jeton edhe punon jashtë vendit. “Dëshira më e madhe në zanatin tim është që të kisha një bashkëpunim të tillë me TKOB. Kemi bërë një punë shumë të bukur gjatë javës, si me korin edhe me solistët. Kjo vepër që po bëjmë është shumë e vështirë për solistët edhe për korin, 1 orë e 30 min vepër edhe nga impenjim për çdo pjesëtarë. Vetëm numri i parë zgjatë 20 minuta edhe kori është prezentë tërë kohës. Kuarteti që është numri i dytë është shumë i vështirë për solistët. Është një vepër që është shumë e bukur edhe nga muzika edhe nga mesazhi që ai kalon. Edhe pse Dbrovak kishte humbur tre fëmijë, ne nuk ndiejmë në asnjë moment pathos, por shpresë”. Dirigjentja Arlinda Majollari