“Sabat Mater” do të çelë sezonin artistik në skenën e “Arturbinës”. Vepra me e famshme dhe më shpirtërore e kompozitorit Antonin Dvorzhak vjen premierë absolute për publikun kryeqytetas mbrëmjen e së ejntes. E ftuar speciale është dirigjentja Arlinda Majollari, qe i bashkohet e orkestrës korit dhe solistëve të TKOB.
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit nis mbrëmjen e së ejntes me veprën e Dvorzhak “Sabat Mater” tek “Arturbina”. Kjo vepër risjell pas 25 vitesh pianisten dhe dirigjenten Arlinda Majollari e cila e zhvillon jetën artistike në Paris. Ajo e veçon këtë vepër për shpresën edhe pse veprën kompozitori e ka shkruar kur kishte humbur tre fëmijët.
Drejtorja e Teatrit të Operas, Zana Çela premton një sezon të larmishëm dhe të ngjeshur, një vend të veçantë zë baleti me dy premiera. Çela, e cila ka vizituar punimet në Teatrin e Operas dhe Baletit këto ditë u shpreh optimiste për mbarimin e rikonstruksionit brenda afatit.
Në premierën e parë “Sabat Mater” janë angazhuar edhe shumë artistë të rinj dhe kjo politikë do të vazhdojë sipas drejtuesve edhe përgjatë sezonit me qëllim evidentimin e emrave të së ardhmes./abcnews.al