Gjatë këtyre ditëve, arti shqiptar udhëton në skenat ndërkombëtare, duke sjellë me vete pasurinë e traditës, tingujt e muzikës dhe vlerat e trashëgimisë sonë kulturore.

Nga Manastiri në Baku, nga Edinburgu në Itali, artistët e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor përfaqësojnë me krenari Shqipërinë përmes koncerteve dhe shfaqjeve që bashkojnë kulturat dhe publikun përtej kufijve.

✨ Katër destinacione, disa skena dhe një mision i përbashkët: ta bëjmë artin shqiptar të jehojë në botë!