Këtë Nëntor, Ansambli Popullor shkon atje ku rreh zemra shqiptare!
Në këtë muaj të veçantë për çdo shqiptar, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore udhëton për të sjellë atmosferën e festave kombëtare pranë bashkatdhetarëve tanë, brenda dhe jashtë kufijve.
Një udhëtim përmes traditës, kulturës dhe dashurisë për atdheun, që na bashkon kudo që jemi!


