Sërishmi në skenë…
Pasi Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, gjatë gjithë sezonit veror, solli festën dhe gëzimin nëpër shtëpitë tuaja, tani ka ardhur koha të kthehemi të gjithë në shtëpinë tonë të përbashkët, skenën e TKOBAP-së.
Shtatori çel një sezon të ri artistik në teatër, me një kalendar të pasur, ku opera, baleti, tradita, edukimi dhe krijimtaria bashkëkohore bashkohen për t’i dhuruar publikut emocione të reja.
Nga galaja operistike e çeljes së sezonit, me tenorin e njohur ndërkombëtarisht Stefan Pop dhe artistët e mrekullueshëm të TKOBAP-së, te Koncerti Lied me artiste të mirënjohura shqiptare; nga “Një ditë në teatër”, që do të mbledhë pranë nesh të gjithë miqtë e vegjël të artit, te “Prelud i një rruge”, që i hap udhë një karriere të re artistike.
Programi vijon me turneun e jashtëzakonshëm të Ansamblit Kombëtar në Itali dhe Festivalin Ndërkombëtar “Jazz in Albania” për të kulmuar me tri mbrëmjet e operetës “Die Fledermaus” e për tu përmbyllur me një Koncert Portret.
Mirë se të na vini në një tjetër sezon emocionesh, historish dhe përjetimesh të paharrueshme artistike!
Për të parë të pltë kalendarin në format pdf klikoni:

