TKOBAP vazhdon të promovojë artin dhe kulturën shqiptare në skenat më prestigjioze ndërkombëtare.

Nga Baleti “Carmen” në Teatro Comunale di Bologna, te pjesëmarrja e Korit të TKOBAP-së në Festivalin Ndërkombëtar “Canto Corale Sergio Chiarlo” në Itali, e deri te Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin e Grupeve Polifonike në Gorizia dhe në shfaqjen “Zëri i Trashëgimisë – Shqipëria në sytë e Bajronit” në Londër, artistët tanë vijojnë të çojnë kulturën shqiptare përtej kufijve.