Ngjyrat e majit sjellin bukurinë kapriçioze të artit në skenën e TKOBAP-së.
Muaji nis me baletin “Carmen”, me 4 shfaqje të mrekullueshme dhe me rikthimin e shumëpritur të Anbeta Toromanit në rolin kryesor, përkrah Luca Currelit si Escamillo dhe Alessandro Macario si Don José.
Pas shfaqjeve në TKOBAP, trupa e baletit udhëton drejt Bologna-s për të interpretuar në Teatro Comunale di Bologna.
Vijon me “24 Kapriçot e Paganinit”, dy mbrëmje virtuoziteti nga Tedi Papavrami, që sjell në skenë një nga sfidat më të mëdha të repertorit për violinë.
“Dita e Ansamblit – Brez pas Brezi” sjell në skenë “Gjerdanin e Artë” të Ansamblit Kombëtar. Një mbrëmje që bashkon artistët ndër vite, këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë, në një takim që lidh traditën me të ardhmen.
Muaji kulmon me premierën absolute “Fundi i Golemëve”, me muzikë nga Nikolla Zoraqi, libret nga Kolë Jakova, nën dirigjimin e Zhani Cikos dhe konceptin regjisorial të Nikolin Gurakuqit.
Një muaj që i përmbledh të gjitha: nga opera dhe baleti, te koncertet simfonike, Ansambli Popullor dhe turet ndërkombëtare.
Për të parë të pltë kalendarin në format pdf klikoni:

