A është fëmija juaj i talentuar në këndim?
Ndoshta është momenti që zëri i tij të dëgjohet përtej shtëpisë apo klasës…pra në skenë.
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor hap AUDICIONIN për Korin e Zërave të Bardhë, ku fëmijët trajnohen profesionalisht nga artistët tanë, PA PAGESË, në disiplinën e kantos.
I themeluar në shtator 2022, Kori i Zërave të Bardhë është shndërruar në një hapësirë formimi dhe ëndrre, duke qenë pjesë e produksioneve të rëndësishme të TKOBAP-së, si dhe duke realizuar shfaqje të veçanta e duke pritur artdashës.
Aplikoni në emër të fëmijës tuaj duke dërguar email në : sekretaria@tkob.gov.al
(me emër, mbiemër, mosha, shkolla, numër kontakti)
Audicioni: 20 janar
Ora: 17:30
Ambientet e TKOBAP-së.
Ju mirëpresim!
Published on 14 01 2026

