Nën dritën e tingujve dhe emocioneve, zgjohet Tempulli Shqiptar i Artit pas një heshtjeje shumë të shkurtër dimërore, gjatë së cilës puna nuk ka ndalur asnjë çast.
Këtë janar, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor hap vitin artistik me një kalendar që ndërthur muzikën e dhomës, koncertin simfonik, baletin, operën dhe traditën një udhëtim i jashtëzakonshëm mes klasikës dhe përjetimit bashkëkohor.
Nga intimiteti i Claviotrio, te fuqia monumentale e Dvořák & Mendelssohn, nga mbrëmja festive “Opera & Ballet Night”, te solemniteti i “Petite Messe Solennelle” e Rossinit e cila vjen Premierë Absolute, e deri te gjallëria e traditës me “Ku ka si Tirona”, çdo mbrëmje është një takim me artin në formën e tij më të pastër.
Një janar që nuk shfaqet vetëm në skenë, por ndizet në emocion dhe kujtesë.
Për të shkarkuar kalendarin në pdf klikoni: