Ndër tinguj që frymojnë melankolinë e vjeshtës, kalendari artistik i muajit tetor në TKOBAP është një udhëtim frymëzues që sjell një mozaik emocionesh në zemër të Tiranës.
•Nga Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit me shfaqje si PULS, Notte Morricone, Alegorías dhe Bate Fado, tek aktivitetet për fëmijë me projektin “Eja këndo me ne”.
Nga recitalet unike si “From Bach to Blues”, koncerti i pianistes, Frida Bollani, dhe duo violonçel–piano me Ejona Nakon e Viola Paçon, tek premierat absolute me Giuseppe Gibboni dhe Orkestrën Simfonike të TKOBAP-së.
Nga mbrëmjen gala për regjisorin Nikolin Gurakuqin, tek përfaqësimi ndërkombëtar i Ansamblit në Bolzano e Rovereto dhe debutimi i Orkestrës në Respighi Festival Bologna.
Deri te ardhja e Orkestrës Filarmonike të Vjenës në Tiranë për të festuar 200-vjetorin e Strauss.
Në melankolinë e vjeshtës, arti bëhet ngrohtësia që na bashkon, fryma që na udhëheq dhe drita që mbetet edhe pasi sipari mbyllet.
Për të shkarkuar kalendarin në pdf klikoni: