Tingujt e shpirtit shqiptar në çdo cep të vendit tonë!
Kalendari artistik i muajit gusht çon Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore në një udhëtim përmes Shqipërisë, për të sjellë më të bukurën e trashëgimisë sonë kulturore në çdo qytet.
Me këngë që mbajnë gjallë kujtesën e brezave, valle që burojnë nga toka jonë si rrënjë të thella të shpirtit shqiptar dhe emocione që na bashkojnë pa fjalë në gjuhën e përbashkët të traditës.
Ju mirëpresim në:
Elbasan – 5 Gusht
Vlorë – 11 Gusht
Fier – 12 Gusht
Laç – 14 Gusht
Kavajë – 15 Gusht
Vajzë, Vlorë – 24 Gusht