Në kuadër të bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mbështetjes ndaj brezit të ri artistik, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ju fton në një masterclass të veçantë me kompozitorin arbëresh, Salvatore Frega, një nga kompozitorët më origjinalë të muzikës bashkëkohore. Holli Koncertor
6 Qershor
Ora 11:00
Një mundësi e çmuar për studentët e kompozicionit dhe dirigjimit, si edhe për të gjithë të apasionuarit pas muzikës që sfidon kufijtë e zakonshëm.
Studentët e interesuar të dërgojnë email në adresën e emailit: zvdekan.fm@uart.edu.al
Published on 04 06 2025