Kalendari Artistik i muajit Maj sjell aromën e pranverës në çdo cep të Tempullit të Artit Shqiptar dhe përtej tij përmes notave muzikore që udhëtojnë në pentagramin e emocioneve.
“Sofra Tironse” udhëton drejt Athinës, pjesë e projektit CulturAlb, një nismë nga MEKI për të promovuar kulturën shqiptare në botë.
Skena do të dridhet nga tingujt magjepsës të Brahms dhe Schubert, që shkojnë përtej fjalës dhe prekin thellësinë e shpirtit.
Në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, vjen një Premierë unike, dedikuar kompozitorit Luigi Nono.
Pas suksesit në TKOBAP, Opera Gala udhëton drejt Teatrit “Petro Marko” në Vlorë për një natë që do të mbetet gjatë në kujtesë.
Premierë Absolute: një mbrëmje, dy balete klasike. “Kaleidoscope” dhe “Suitë në Re” do t’ju magjepsin me elegancën dhe fuqinë e tyre.
“Eja këndo me ne” sjell zërat e fëmijëve nga shkollat 9-vjeçare të Tiranës në një përvojë të paharrueshme në teatër.
Portret Koncert, një risi që bashkon artistë nga brenda dhe jashtë vendit në një skenë të vetme: atë të TKOBAP.
A nuk është kjo pranvera më e çelët në TKOBAP?
Për të shkarkuar kalendarin në pdf klikoni: