Muzika është pranvera e shpirtit që lulëzon në çdo notë.
E me nota pranverore hapi siparin edhe muaji mars në TKOBAP, duke sjellë emocione të reja me J’adore Chopin—konkursin e parë ndërkombëtar për artistët e rinj—dhe një koncert simfonik premierë absolute me vepra shqiptare dhe kryevepra të huaja.
Ansambli Popullor, pas kthimit nga ITB Berlin, udhëton drejt Kosovës motër, për të ndarë fuqinë e traditës dhe për t’u rikthyer sërish në skenën e TKOBAP-së me koncertin Brez pas Brezi, një shfaqje që lidh brezat përmes muzikës dhe kërcimit.
Gjigandët e kompozicionit, bashkohen në mbrëmjen gala “Bota e Re”
Ndërsa magjia e operetës “Karnavaleve të Korçës” do të përmbyllë këtë muaj të pasur me art, duke sjellë gjallërinë e traditës dhe atmosferën festive në skenën tonë.
Një mars plot emocione ju pret në TKOBAP, ndaj mos humbisni asnjë shfaqje të tij.
Për të shkarkuar kalendarin në pdf klikoni: