Dashuria është muzikë, dhe në shkurt ajo tingëllon më fuqishëm.
Kalendari Artistik i këtij muaji sjell në Teatrin e Përjetimeve, veprën e pavdekshme të Verdit, “AIDA”, me një produksion të jashtëzakonshëm nga Franco Zeffirelli.
Një koncert premierë në përkujtim të “Valltarit Fluturues- Rexhep Çeliku, Nderit të Kombit” Shqiptar, do të sjellë pafund emocione nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore.
“Udhëtimi dimëror” i Schubert vjen si një metaforë e dhimbjes dhe izolimit shpirtëror, me një cikël prej 24 këngësh për zë dhe piano.
“FRYMË” bashkon në TKOBAP dy nga baletet e koreografëve shqiptarë më të njohur në skenën ndërkombëtare, në një natë sublime. Angelin Preljocaj-Erion Kruja.
Ju mirëpresim në zemër të Tiranës, aty ku Tingujt e Përjetimeve jetojnë.
Për të shkarkuar kalendarin ne pdf klikoni: