Dhjetori magjik i festave ka mbërritur dhe bashkë me të edhe një kalendar artistik i mbushur me shfaqje dhe koncerte për çdo artdashës.
Çelim siparin e muajit dhjetor me operën “Lucia di Lammermoor”
Dashuri, vrasje dhe çmenduri – kryevepra e Donizettit rikthehet në skenën e TKOB me një produksion tërësisht të ri.
“Arrëthyesi” udhëton përtej kufijve.
Trupa e Baletit dhe solistët e TKOB shfaqin këtë balet klasik në skenat e Italisë, duke përfaqësuar me krenari artin dhe talentin shqiptar në skenën ndërkombëtare.
“A Ceremony of Carols”
Në vigjilje të Krishtlindjes, Kori i Zërave të Bardhë sjell magjinë dhe qetësinë e këngëve tradicionale të festave.
“Eja Këndo me Ne”
Një festë për zërat e rinj! Konkursi i shkollave 9-vjeçare vjen në TKOBAP, duke dhënë hapësirë për talentet e reja dhe energjinë e tyre rinore.
Festat nuk kanë kuptim pa “Arrëthyesin” në TKOBAP ndaj ky dhjetor sjell 6 netë magjike të këtij baleti në skenën shqiptare me një koreografi totalisht të re.
Një shfaqje që rikthen atmosferën e festave në zemrën e Tiranës.
Dhjetori na kujton se magjia e festave nuk gjendet vetëm në dritat që shohim, por në emocionet që ndiejmë dhe momentet që kalojmë së bashku.
Ejani të ndajmë së bashku momente të vyera në Teatrin e Përjetimeve gjatë gjithë dhjetorit.
Për të parë klaendarin e plotë në pdf klikoni: