Nëntori i krenarisë kombëtare dhe 80-vjetorit të çlirimit bashkon të gjithë shqiptarët në TKOB, nga arbëreshët deri te diaspora jonë në mbarë botën!
Kalendari artistik i nëntorit sjell në Teatrin e Përjetimeve, pas 13 vitesh mungesë, tenorin e shquar shqiptar të mirënjohur në skenat më të mëdha botërore për interpretimet e tij fantastike, Saimir Pirgu, i cili do të performojë përkrah sopranos së famshme botërore Krassimira Stoyanova!
 Bashkëpunimi me fondacionin Pucciniano Torre del Lago vazhdon, duke sjellë një produksion tërësisht të ri për operën Tosca!
 Trupa e Baletit të TKOB-së prezanton baletin Giselle në Palma de Mallorca, Spanjë.
 Opera Tosca vjen në një version për fëmijë dhe familje, duke u mësuar të vegjëlve rëndësinë e guximit dhe miqësisë.
 Ansambli popullor vazhdon misionin për të përhapur vlerat tona autoktone në botë, me performanca në Gjakovë dhe Athinë!
 Mjeshtrat e kabasë dhe isopolifonisë sjellin një mbrëmje të dedikuar traditës sonë popullore, me tingujt e kabasë nga treva të ndryshme të Shqipërisë.
 Orkestra dhe Kori i TKOB-së do të përmbyllin vitin Puccinian në Torre del Lago me koncertin vokalo-simfonik “Messa di Gloria” në ditën e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të gjeniut toskan Giacomo Puccini.
 Një premierë absolute në TKOB, opera Goca e Kaçanikut, në bashkëpunim me Operën e Kosovës dhe Javët Kulturore Ndërkombëtare.
 Koncerte si Nëntori i Yjeve të Artë, Tingujt e Lirisë, dhe Oshtima e Maleve do të përkujtojnë 80-vjetorin e çlirimit.
Këto dhe shumë të tjera, ekskluzivisht në Teatrin e Përjetimeve të Forta përgjatë gjithë nëntorit!
Për të shkarkuar kalendarin e plotë në pdf klikoni: