Çdo ditë shfaqje për të gjithë në TKOB!
 Me kalendarin artistik të tetorit, TKOB i bashkohet muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
 Vazhdojmë me Festivalin Ndërkombëtar të Kërcimit në zemër të Tiranës, duke sjellë premiera botërore dhe balete që nuk i keni parë asnjëherë më parë në skenën shqiptare.
Artdashësit e vegjël do të marrin prindërit për dore dhe do të vijnë për të parë Operën për Fëmijë dhe Familje.
 Gjenerata e romantikëve do të vazhdojë të udhëtojë edhe gjatë tetorit në TKOB.
 Historia e “Bukuroshes së Fjetur” vjen nga balerinët e Operës së Varnës në Tiranë dhe Durrës.
 Ansambli Popullor pasi zhvendoset nga skena, vazhdon me turin drejt qyteteve.
 Këto dhe dhjetëra koncerte, premiera dhe rivënie të tjera na premtojnë se ky tetor do të sjellë shumë emocione në TKOB.
Mos mungoni!
Për të parë të plotë kalendarin në pdf klikoni më poshtë: