Kalendari artistik i shtatorit çel një sezon plot surpriza në TKOB.
Fantazia e bukur e Beethoven-it dhe Requiem-i i fundit i Mozart-it do të inaugurojnë çeljen e një sezoni të magjishëm artistik.
Bylbylat do t’i këndojnë vjeshtës së parë, duke sjellë në skenë Ansamblin Popullor si dhe artistë që kanë lënë gjurmë ndër breza.
Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit nga Angelin Preljocaj rikthehet tashmë si një traditë e bukur në bashkëpunim me TKOB-në.
Kompozimet më të bukura nga artistë të huaj dhe shqiptarë vijnë përmes Artit të Violinës.
Magjia e TKOB-së do ta bëjë edhe më romantike këtë vjeshtë.
Për të parë të plotë kalendarin në formatin .pdf klikoni më poshtë:
Ju mirëpresim!