Skena vjen te ju dhe sjell Ansamblin me vete!
Me një kalendar të pasur dedikuar Ansamblit Popullor, TKOB-ja do të jetë gjatë gjithë gushtit pranë jush.
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore vazhdon udhëtimin e tij në trevat shqiptare për të sjellë pranë turistëve vendas dhe të huaj trashëgiminë shqiptare jomateriale, si një burim i kulturës dhe traditës tonë kombëtare.
Nga veriu e gjer në jug, do të këndohen dhe kërcehen këngët dhe vallet më të bukura të të gjitha trevave shqiptare.
Ju mirëpresim në Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Sarandë dhe Vlorë.
Këndojmë dhe kërcejmë të gjithë së bashku SHQIP!
Për të lexuar kalendarin e plotë për muajin gusht 2024 klikoni: