Përgjatë gjithë korrikut, TKOB vjen në shtëpitë tuaja me koncerte muzikore, balete dhe artistë që do ta bëjnë verën tuaj më të bukur.
Zagushia e stinës nuk e mund dot freskinë që sjell vitaliteti i grave fatale të baletit “Fatalità”, i cili do të mbahet këtë fillim muaji në qytetin historik të Durrësit.
Baritoni i mirënjohur shqiptar, Gëzim Myshketa, vjen në qytetin e tij të lindjes, Durrës, me një koncert recital për të gjithë qytetarët.
“Carmina Burana”, me thirrjen e saj të fuqishme “O Fortuna”, vjen në qytetin bregdetar të Vlorës për të udhëtuar pastaj drejt Kotorit të Malit të Zi.
Baleti “Uni” na vendos në përballje me veten në disa qytete turistike shqiptare.
Për të vijuar më pas me koncerte recitale dhe muzikë filmash, të cilat vijnë magjishëm në qytetet tuaja.
Ju mirëpresim këtë korrik për të kërcyer e kënduar së bashku, në atmosferën që vetëm TKOB di të sjellë.
Për të shkarkuar kalendarin e muajit korrik në pdf klikoni: