P𝗥𝗢𝗗𝗨𝗞𝗦𝗜𝗢𝗡𝗜 𝗜 𝗥𝗜 𝗜 𝗢𝗣𝗘RË𝗦 “Madama Butterfly” e Giacomo Puccini-t, me libret të Luigi Illica dhe Giuseppe Giacosa, më 26, 27, 28, 30 𝗺𝗮𝗷 𝗱𝗵𝗲 1 𝗾𝗲𝗿𝘀𝗵𝗼𝗿, 𝗼𝗿𝗮 20:00 𝗻𝗲̈ #𝗧𝗞𝗢𝗕
“Madama Butterfly” e skenës .
❶❾❻❶ – Roli kryesor i Cio Cio San (Madama Butterfly) në kryeveprën e Puccini-t u interpretua nga sopranoja Gjyzepina Kosturi e më pas nga Nina Mula, që edhe sot mbajnë “trofeun” e Madama Butterfly të para.
❷⓿⓿❸ – Pas 42 vjetësh e rikthejnë në skenën e #TKOB, sopranoja Marjana Leka, e cila e shënjon këtë rol në listën e gjatë të karrierës së saj 33-vjeçare. Në po të njëjtin produksion, Eva Golemi dhe Sonila Baboçi ndërrojnë rolin në net të ndryshme.
❷⓿⓿❼ & ❷⓿❶❻ – Solistja e parë e #TKOB me më shumë role të interpretuara në historinë e operës shqiptare, sopranoja Eva Golemi, interpreton Cio Cio San në produksionin e ri të “Madama Butterfly”.
❷⓿❶❹ – Ermonela Jaho rikthehet në Shqipëri për të interpretuar mjeshtërisht primadonën në veprën e Puccini-t. “Sopranoja më e vlerësuar në botë”, sipas “The Economist”, renditi interpretimin e saj në historinë e sopranove që e kanë debutuar “Madama Butterfly” në skenën tonë.
❷⓿❷❹ – Anna Pirozzi, sopranoja italiane me famë ndërkombëtare, e cilësuar si “sopranoja dramatike më e kërkuar e skenave ndërkombëtare”, debuton në skenën shqiptare për herë të parë në karrierën e saj rolin e Cio Cio San.
𝗕𝗶𝗹𝗲𝘁𝗮𝘁 𝘀𝗵𝗶𝘁𝗲𝗻 𝗰̧𝗱𝗼 𝗱𝗶𝘁𝗲̈ 𝗻𝗴𝗮 𝗼𝗿𝗮 10:00 – 14:00 𝗱𝗵𝗲 16:00 – 20:00 𝗻𝗲̈ 𝘀𝗽𝗼𝗿𝘁𝗲𝗹𝗶𝗻 𝗲 𝗧𝗞𝗢𝗕.