Nisemi drejt Durrësit, me “Opera në Durrës”!

Me një kalendar të pasur e të shumëllojshëm për të gjitha grupmoshat, nga muaji prill deri në fund të nëntorit, janë planifikuar koncerte të ndryshme në teatrin “Aleksandër Moisiu”, Amfiteatër e në sheshet “Rezistenca” dhe “Liria”.

Koncerti GALA i baritonit Gëzim Myshketa do të jetë një dhuratë e bukur për qytetin e tij të lindjes, Durrësin.

Nuk i kemi harruar miqtë tanë të vegjël, të cilët i pret bota e magjishme e Operës për Fëmijë dhe Familje “Flauti magjik”.

Repertor të zgjedhur nga emra të shquar shqiptarë e të huaj do të sjellin dhe Trupa e Baletit e TKOB-së e Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve.

Opera e Përjetimeve