Nuk është çudi tashmë që edhe maji do ketë një Kalendar AMBICIOZ Artistik në TKOB:
Rikthejmë pas më shumë se 10 vitesh, por si produksion i ri, legjendën kreshnike “Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, kompozim i të madhit Feim Ibrahimi e me libret të kolosit të penës, Ismail Kadare.
Çelim festimet e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, me Ansamblin Popullor, mu në zemër të Atdheut, me këngë e valle tradicionale.
Do të përcjellim nderimet për Mbretëreshën e Valles Shqiptare, Lili Cingu, e cila u nda nga jeta pak muaj më parë.
Udhëtojmë edhe drejt Durrësit me Opera për Fëmijë e Familje, koncerte GALA e me festivalin Barok të sjellë për herë të parë në Shqipëri.
E mbyllim me PRODUKSIONIN e RI që vjen nga Festivali Puccinian, në kuadër të VITIT TË PUCCINI-t, opera “Madama Butterfly”, për t’i lënë radhën një qershori të ngrohtë.
TKOB trumbeton art, kulturë e traditë!
Për të shkarkuar kalendarin në formatin pdf klikoni :