Koreografi i famshëm i kërcimit bashkëkohor çek, Jiri Kylian, vjen në TKOB!

Një nga koreografët më të mëdhenj të kërcimit bashkëkohor do të zhvillojë “masterclass” me trupën tonë të Baletit të TKOB-së, më 18 dhe 19 prill. Në “masterclass”-in dyditor mbi repertorin e koreografit Jiri Kylian do të jenë të pranishëm solisti i parë në Teatrin e Lionit, Edi Blloshmi dhe Stefan Zeromski, asistent i koreografit Kylian.