Me 18 aktivitetet e Kalendarit Artistik të Prillit, TKOB i bashkohet Muajit të Ndërgjegjësimit ndaj Autizmit.
Kryefjala e këtij muaji do të jetë konkursi ndërkombëtar vokal që vjen për herë të parë në Shqipëri “Voci Mascagnane”
E hapim siparin me koncertin “Beethoven Celebration”, që ofron vetë shtëpia, për të vijuar me Festivalin Barok “AlBa”
Më pas me operën “La Boheme” që do vijë si rivënie përgjatë 6 ditëve, duke mos harruar dhe fëmijët e familjet
Ansambli Popullor do jetë në turne, që nga Tirana e deri në Ulqin, me këngë e valle popullore shqiptare
E plot e plot evente të tjera që do të përfshijë të gjitha grupmoshat.
Çdo ditë e këtij muaji do të jetë plot aktivitete në TKOB, ndaj mos na u ndani!
Për të shkarkuar Kalendarin në pdf klikoni këtu: Kalendari Artistik_Prill 2024