Teatri i Operës dhe Baletit hap Thirrjen për MASTERCLASS në programin e parë profesional muzikor “Akademia Teatrale”, që synon evidentimin, promovimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në disiplinën lirike.
Nën kujdesin e veçantë dhe mjeshtëror të sopranos lirike Donata D’annunzio Lombardi, fituese e çmimit prestigjioz “Puccini 2019” dhe e njohur si një ndër interpretueset më të mëdha të muzikës pucciniane, e cila ka debutuar rolet më të rëndësishme pucciniane që nga viti 1991 deri më sot, të tilla si Musetta, Mimì, Magda, Liù, Madama Butterfly, Suor Angelica, Manon Lescaut, Tosca.
Përgjatë 5 ditëve, nga data 3- 7 mars , artistët e rinj do të kenë mundësinë të trajnohen plotësisht PA PAGESË, rreth teknikave të interpretimit, teknikave të këndimit dhe ndërtimit të një roli.
Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më datë 29 shkurt, sipas 2 kategorive:
- Regjistrim efektiv, ku kandidatët fitues do të jenë përfitues të masterclass -it.
- Pjesëmarrje për dëgjim, ku kandidatët do të kenë mundësinë ta ndjekin masterclass-in si dëgjues dhe jo si pjesëmarrës.
Mjafton të dërgoni CV-në, video me performancën tuaj, materialin e me të cilin doni të punoni dhe formulari e aplikimit, të cilin e gjeni website-in zyrtar të TKOB-së, në email-in sekretaria@tkob.gov.al.
Për çdo informacion e detaj mbi regjistrimin ju ftojmë të vizitoni WEB-in zyrtar të TKOB-së ose të na shkruani në email-in tonë zyrtar.
Për materialin e plotë klikoni Akademia Teatrale