Mes miqsh të mirë të TKOB-së prezantuam Kalendarin ambicioz Artistik 2024, me plot 25 PREMIERA e 10 PRODUKSIONE TË REJA, që iu flet të gjitha moshave dhe shijeve!
Ky është një vit dedikuar kompozitorit të madh italian Giaccomo Puccini, pasi përkon me 100-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke u rreshtuar krah për krah me teatrot më të rëndësishme evropianë dhe botërorë.
“Il Triticco”, “La Boheme” “Maddama Butterfly” “Tosca” janë disa nga kryeveprat e Puccinit që do të ngjiten në skenën e TKOB-së, por pa harruar këtu edhe kryevepra të tjera botërore të kompozitorëve të mëdhenj si: Beethoven, Mozart, Tchaikovsky, Shostakovich etj.
Ky kalendar reflekton Operën, Baletin, Operat për Fëmijë, Bashkëpunimet dhe Turnetë, dhe mbi këto 5 pika të forta është ndërtuar gjithë strategjia e vitit të ardhshëm.
Per të shkarkuar në formatin pdf klikoni më poshtë: