Ruajtja e muzikës sonë tradicionale dhe tejçimi i saj brez pas brezi është një detyrat e rëndësishme kombëtarë që Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore ka. Një ndërthurje brezash, motivesh, traditash dhe risish, të harmonizuara të gjitha së bashku, e bëjnë Ansamblin unik në llojin ve vet.

Dhe për të çuar përpara vlerat tona kombëtare, ju prezantojmë me konkursin për krijimtarinë muzikore “Gjerdani i Artë”. Nëpërmjet këtij konkursi TKOB synon promovimin e krijimtarisë muzikore në vend, si dhe mbështetjen e muzikës sonë tradicionale, nëpërmjet materialeve të reja muzikore, që bazohen te tradita, dhe sjellin risi.

Tre veprat më të mira do të vlerësohen me 3 çmime, ndërsa 10 krijimet më të vlerësuara nga juria, pjesëmarrëse në konkurs do të interpretohen në një koncert premierë nga Ansambli i Këngeve dhe Valleve Popullore.

Kriteret e Aplikimit:

1.Konkursi është i hapur për kompozitorët profesionistë shqiptarë në gjithë hapësirën mbarëkombëtare që kanë përfunduar studimet për kompozicon, pa kufizim moshe.
2.Çdo kompozitor lejohet të paraqesë 2 krijime për kor “a capella”
3.Partiturat duhet të jenë të notizuara me kompjuter dhe të paraqiten në format elektronik.
4.Në dosjen e aplikimit, përveç partiturave të krijimeve paraqitet edhe një CV e kompozitorit si dhe diploma e studimeve për kompozicion.
5.Krijimet muzikore duhet të jenë të mbështetura mbi motive popullore këngësh nga gjithë hapësira mbarëkombëtare.
6.Kohëzgjatja e krijimit të jetë nga 3-5 minuta

Për të lexuar informacionin e plotë të detajuar për këtë konkurs klikoni Gjerdani i Arte