Një tjetër mundësi masterclass-i vjen në kuadër të Akademisë Teatrale, me pianistin italian Davide Dellisanti!

Maestro prej 20 vitesh, i cili ka qënë trajnues vokal i këngëtarëve lirik më me emër në botë, do të përgatisë të rinjtë totalisht FALAS, në zhvillimin e aftësive teknike për shfaqjet operistike, përgjatë datave 30 shtator- 2 tetor.

Gjithashtu do të punojë ngushtë edhe me kandidatët fitues të masterclass-it të Ermonela Jahos, që do të mbahet më 2-5 tetor, në TKOB.

Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më datë 29 shtator, për gjithkënd që e ndjen veten të vendosur teknikisht dhe do të përforcojë aftësitë e tyre, nëpërmjet metodave të reja.
Mjafton të dërgoni CV-në, formularin e aplikimit (të cilin e gjeni në website-in zyrtar të TKOB-së) në email-in sekretaria@tkob.gov.al