Preljocaj- Masterclass
 Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në bashkëpunim me Qendrën për Kulturë dhe Art Bashkëkohor HARABEL dhe D18 Paris, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës organizojnë edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor në Tiranë, nën drejtimin artistik të koreografit Angelin Preljocaj.
 Në këtë kuadër, por edhe si pjesë e programit tonë profesional “Akademia Teatrale”, do të zhvillohet një masterclass unik nga një ndër kompanitë më të rëndësishme të koreografisë botërore “Preljocaj”, ku do të ekzekutohen, analizohen dhe adaptohen teknikat e ndryshme koreografike me trupën tonë të baletit dhe të gjithë artistët e interesuar të marrin pjesë në këtë masterclass.
 Këtë vit, festivali zgjeron shtrirjen e tij përtej shfaqjeve magjepsëse të kërcimit për të përfshirë një sërë masterclass-e të kryera nga koreografë të kompanive pjesëmarrëse. Nëpërmjet këtyre klasave festivali ofron një mundësi unike për studentët e baletit dhe kërcimtarët që të mësojnë drejtpërdrejt nga teknikat dhe njohuritë krijuese të koreografëve me famë botërore duke mundësuar kështu një atmosferë bashkëpunimi, shkëmbimi kulturor dhe rritjeje artistike.
 Për çdo informacion e detaj të hollësishëm ju ftojmë të vizitoni WEB-in zyrtar të TKOB-së ose të na shkruani në email-in: sekretaria@tkob.gov.al dhe info@harabel.com.al