Hapim sërish AUDICIONIN për Korin e Zërave të Bardhë në TKOB, ku fëmijët do të trajnohen profesionalisht nga artistët tanë, PA PAGESË!
Kori i Zërave të Bardhë, i themeluar në shtator të 2022-shit, përgjatë një viti është bërë pjesë e shumë produksioneve të TKOB-së, në të tilla si: operetën “Karnavalet”, veprën simfonike vokale “Carmina Burana”, “Oratorio de Noel”, “Muzika- Dashuri e përjetshme”, celebrimi i “Retro Christmas”, etj.
Nga ku janë pikasur talente të reja duke i promovuar në skenën prestigjioze të TKOB-së, siç ishte dhe 10-vjeçarja Aislin Shyti, e cila debutoi në oratorion “Elias” të F. Mendelssohn.
Dërgoni të dhënat e fëmijës suaj në email-in zyrtar: sekretaria@tkob.gov.al, (emër, mbiemër, mosha, shkolla dhe një numër kontakti). Prioritet do të kenë fëmijë që studiojnë një instrument muzikor.
Audicioni do të zhvillohet më 22 shtator, ora 15:00, pranë ambienteve të TKOB-së.