Teatri i Operës dhe Baletit hap Thirrjen e Tretë për Masterclass- Bashkëpunues, në programin profesional muzikor “Akademia Teatrale”, që synon evidentimin, promovimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në disiplinën lirike.

Nën kujdesin e veçantë dhe mjeshtëror të sopranos ikonike, Ermonela Jaho, e cila hodhi gurin e parë të themelit të këtij programi, nga data 2-5 tetor, artistët e rinj të moshës 18-30 vjeç, do të kenë mundësinë të trajnohen plotësisht PA PAGESË, rreth teknikës fizike të këndimit, asaj të interpretimit e këndimit, përgatitjes psikologjke të repertorit dhe ndërtimit të një roli.

Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më datë 25 shtator, për gjithkënd që e ndjen veten të vendosur teknikisht dhe do të përforcojë aftësitë e tyre, nëpërmjet metodave të reja.

Mjafton të dërgoni CV-në, video me performancën tuaj, materialin me të cilin doni të punoni dhe formularin e aplikimit (të cilin e gjeni në website-in zyrtar të TKOB-së) në email-in sekretaria@tkob.gov.al.

Të gjithë të interesuarit për të qenë dëgjues të këtij masterclass-i bashkëpunues, pa dallim moshe a profesioni, si dhe mësuesit /pedagogët e interesuar për të bashkëpunuar në ndërtimin e një plani të përbashkët pune me nxënësit /studentët, janë mëse të mirëpritur të na kontaktojnë.

Për të shkarkuar njoftimin dhe formularin e aplikimit në pdf klikoni këtu –> Akademia_Teatrale

Për çdo informacion e detaj të hollësishëm ju ftojmë të vizitoni WEB-in zyrtar të TKOB-së ose të na shkruani në email-in: sekretaria@tkob.gov.al