Nën kujdesin e veçantë dhe mjeshtëror të Anna Pirozz-it, e cilësuar si sopranoja më e suksesshme italiane dramatike, më 3 qershor, artistët e rinj do të kenë mundësinë të trajnohen plotësisht PA PAGESË, rreth teknikave të interpretimit, teknikave të këndimit dhe ndërtimit të një roli.

Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më datë 28 maj, sipas 2 kategorive:

  1. Regjistrim efektiv, ku kandidatët fitues do të jenë përfitues të masterclass -it.
  2. Pjesëmarrje për dëgjim, ku kandidatët do të kenë mundësinë ta ndjekin masterclass-in si dëgjues dhe jo si pjesëmarrës.

 

Mjafton të dërgoni CV-në, video me performancën tuaj, materialin e me të cilin doni të punoni dhe formulari e aplikimit, të cilin e gjeni website-in zyrtar të TKOB-së, në email-in sekretaria@tkob.gov.al.

Per te pare materialin e plote ne pdf si dhe formularin e aplikimit klikoni —> Akademia Teatrale.AP

Për çdo informacion e detaj mbi regjistrimin ju ftojmë të vizitoni WEB-in zyrtar të TKOB-së ose të na shkruani në email-in tonë zyrtar.