Teatri i Operës dhe Baletit hap thirrjen për programin e parë profesional muzikor në Shqipëri “Akademia Teatrale”, që do të kontribuojë në mjeshtërinë artistike të talenteve të artit klasik.
Me mbështetjen dhe eksperiencën e sopranos ikonike me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, e cila rikthehet në atdhe me titullin 🎖️ “Artistja e Vitit”, akorduar nga “Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023”, për të kontribuar me një masterclass, nga data 14-18 prill, që shënjon edhe çeljen e Akademisë Teatrale 2023.
Një projekt i ndërtuar mbi bazën e përvojave më të suksesshme ndërkombëtare, që do të ofroje shumëçka rreth interpretimit skenik, teknikës vokale, përgatitjes psikologjike për trajtimin e rolit si dhe disa tematika të veçanta e interesante për pjesëmarrësit.
Për çdo informacion e detaj mbi regjistrimin ju ftojmë të kontaktoni në email-in sekretaria@tkob.gov.al
Për të lexuar të plotë materialin në pdf ju lutem klikoni : Akademia Teatrale