Teatri i Operas dhe Baletit tashmë posedon një piano profesionale koncertale “Steinway”. Instrumenti me vlera 240 mijë euro i është dhuruar Ministris së Kulturës nga Laxim Reale Estate&Ivestments. Kjo piano u përzgjodh nga pianistja Elda Laro në Hmburg.
Inaugurimi instrumentit u bë nga ikona e pianizmit shqiptar Margarita Kristidhi, e cila pas 20 vitesh vë gishtat mbi tastier, pa partitur, duke dhuruar për të pranishmit magjin e Shopenit.
Kristidhi thotë se emocionet janë të shumëfishta, pasi kjo skenë i sjell ndërmend shumë kujtime.
Si kalim stafetash ndër breza në piano interpretoi edhe nxënësia e talentuar e shkollës “Servete Maçi”, Kristel Xhafka.
Krahas pianos së re, do të kryhet edhe restaurim i dy pianove të vjetra: Grand Piano Steinëay & Sons, prodhim i 1989 dhe Grand Piano Yamaha, prodhim i 1988 në Japoni.
https://abcnews.al/margarita-kristidhi-inauguron-pianon-e-re-steinway-te-teatrit-te-operas/