Opera “Don Pasquale” shkruar nga kompozitori Gaetano Donizetti rikthehet për publikunpas 64 vitesh në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Në qendër të veprës është etja për para dhe intrigat e dashurisë.

Sopranoja Dorina Selimaj jetësimin e personazhit të  Norinës e cilëson edhe si përmbushje të një ëndërre, pas 20 vitesh në opera. Sfida nuk ka qenë e lehtë  as për dy artistët e rinj, Xhieldo Hysenin dhe Bledar Domin, të cilët u duhet të jetësojnë Don Pasqualen 70 vjeçar.

Vepra operistike e rikonceptuar në dimensione të reja regjisoriale nga Mariano Bauduin, do të jetë katër mbrëmje në skenë për publikun kryeqytetas, nga data 15 deri më 18 dhjetor.

https://abcnews.al/opera-don-pasquale-vjen-per-spektatorin-pas-64-vitesh/