Shfaqja artistike përballë liderëve botërorë pjesëmarrës në samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor mbajtur në Tiranë më 6 dhjetor duhej të ishte surprizë. Dhe ashtu ndodhi dhe qëllimi u arrit. Performanca ka zgjatur 14 minuta përpara sheshit “Italia” ku dhe u bë fotoja familjare e samitit. Sot në “Ditë e Re” në RTV Ora ishin të ftuar ata protagonistët, pjesëtarë të Ansamblit Popullor dhe trupës së Teatrit të Operas dhe Baletit. “E dinim që koha e fotos familjare zgjat disa sekonda dhe duhej që brenda këtyre sekondave të tërhiqnim vëmendjen e liderëve me surprizën tonë dhe më pas të nisim shfaqjen” Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Baletit Abigeila Voshtina: Donim të tregonim që ishim kaq tradicional sa dhe europianë. Ishte vërtet emocionuese. Një performancë live ku ti nuk ke mundësi të bësh shumë prova dhe nuk duhej të dihej që ekzistonte, edhe për ne derisa u realizua dhe ishte vërtet emocionante. Unë vetë jam instrumentiste e njoh skenën dhe përveç momentit të parë ti përhumbesh. Dhe kësaj here mu mpinë duart. Gjithçka shkoi siç e kishim ideuar” Ajkana Topalli, valltare : Ishte punë e madhe, pasi ishte hera e parë që në Ansambël të bëhej një projekt me 60 vetë. Përgjegjësi e madhe duke menduar që do kërcenim para liderëve të botës Sedmir Memia, valltar: Prapa kuintave nuk e kishim marrë seriozisht por kur u hap dera dhe pamë të gjithë ato liderët e botës na u dridhën këmbë nga sikleti por ne jemi artistë. Duhet të tregojmë sa më mirë folkun shqiptar. Selin Bollati, valltare: Të gjithë njerëzit na kanë shkruar dhe përgëzuar. Ia arritëm qëllimit. Flavio Xhaferi: Ishte surprizë dhe nuk e prisnin. Ishte një shfaqje ndryshe nga të tjerat Nina Muho së bashku me tenorin Denis Skurra kënduan pjesën “Brindizi” të La Traviatës. Nina Muho, soprano: Është nga ato momentet që vjen një herë në jetë. Deri në momentin e fundit nuk e kishim marrë aq seriozisht por kur sheh përballë liderët botëtorë është moment i veçantë dhe në fund i bën pyetjen vetes: Ua vërtet isha unë pjesë e këtij emocioni. Ia arritën qëllimit. Performanca e tyre u pëlqye nga liderët botërore dhe u përcoll nga të gjithë mediat ndërkombëtare. “Ansambli atë ditë ka shkëlqyer. I dha ngjyrat e identetitetit tonë” tha Drejtoresha e Teatrit të Operas së Baletit në studion e emisionit “Ditë e Re” me moderator Arjola Shehu.