Drejtoresha e Përgjithshme znj. Abigeila Voshtina nënshkroi sot protokollin e mirëkuptimit për bashkëpunime në fushën kulturore, akademike, artistike dhe atë të kërkimit shkencor, me Konservatorin Shtetëror të Muzikës “Giuseppe Martucci”, të Salernos.
Falë kësaj marrëveshjeje, 15 studentë të talentuar italianë të këtij institucioni do të qëndrojnë në Shqipëri për një periudhë 1-mujore gjatë gjithë vitit 2023. Ata do të njihen më nga afër me vlerat tona artistike dhe do të shkëmbejnë eksperiencat e tyre me profesionistë të fushës