Në panel pjesëmarrës ishin Drejtoresha znj. Abigeila Voshtina, Nën Drejtori i RTSH z. Redi Neziri, Drejtori i Filharmonisë së Kosovës z. Baki Jashari, Dirigjenti i Orkestrës z. Jacopo Sipari Di Pescasseroli dhe i korit z. Dritan Lumshi, së bashku me solistët e shfaqjes, Eva Golemi, Ivana Hoxha, Raffaele Abate, Vittorio De Campo.
Në konferencë drejtuesit e institucioneve u ndalën gjithashtu tek rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve dhe partneritetet në kuadër të shfaqjeve apo edhe mediatike.
Falenderojmë mediat e vendit për praninë e tyre dhe partneritetin e përhershëm përgjatë punës sonë.