Kryevepra e Verdit luhet për herë të parë

Për herë të parë në historinë e Teatrit të Operas dhe Baletit do të ngjitet në skenë kryevepra e Guiseppe Verdi-t, “Requiem”. Për të realizuar këtë vepër madhore dhe të angazhuar është bashkuar me Operan për herë të parë edhe kori filarmonik i Kosovës.

“Kjo është një vepër hyjnore e cila meditimi, personifikimi, nga koristi fundit tek solisti i parë është një lutje dhe dridhërimë, kjo është kryevepra e kalendarit artistik”, tha Abigeila Voshtina, drejtoreshë e TKOB-së.

Edhe pse e munguar në skenën tonë, për artistët e “Requiem” angazhimi në këtë kryevepër shënon një pikë kthese në karrierën e tyre.

“Është pika kulmore e një sopranoje. Është një rol tepër i vështirë për të cilin unë kam punuar gati dy muaj. Vepra më e vështirë me një dramaturgji të jashtëzakonshme”, u shpreh Eva Golemi, soprano.

“Është një rol i madh dhe një koncert i madh. Kur filluam të studiojmë partiturën jot ë gjithë e kishin të lehtë, por kur flasim për këtë vepër është bukur të jesh i zgjedhur mes kolegëve”, tha Vittorio de Campo.

Vepra “Requiem” e Verdit, u ekzekutua për herë të parë me 1874 në përvjetorin e parë të vdekjes së poetit italian Alessandro Manzoni. Ajo do  të luhet në Teatrin e Operas dhe Baletit me 21 dhe 22 Tetor.